“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”, kryetari i F.Kosovës ironizon: Unë do ta bëj 20 euro për prishtinasit
April 1, 2026
Gazeta Express
Kryetari i Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka ironizuar me parlajmërimin se Komuna e Prishtinës do të vendosë një taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në zonën e Prishtinës. Ai tha se do të vendosë taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës). Nëse kjo kalon në Komunën e Prishtinës, atëherë unë do të vendosi taksë ditore prej 20 eurosh për të gjithë banorët e Prishtinës (vetëm) që hyjnë në territorin e komunës së Fushë Kosovës, si dhe taksë për hyrjen në rrugen e aeroportit në vlerë prej 10 euro, etj (çka t’na bjen n’mend ndërkohë), shkroi ai në një postim në Facebook.
Besoj që këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë. Prebreza shtoi se beson se këto masa do të ndikojnë në lehtësimin e komunikacionit të stërngarkuar në Fushë Kosovë. The post “Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”, kryetari i F.Kosovës ironizon: Unë do ta bëj 20 euro për prishtinasit appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.