Takimi i dytë, SHBA dhe RMV e çojnë përpara dialogun strategjik, Landau: Marrëdhënie të shkëlqyera
April 7, 2026
Gazeta Express
Zëvendës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Christopher Landau, shkruan në rrjetin “X” se Maqedonia e Veriut është bërë një aleat kyç brenda NATO-s në vitet e fundit dhe “marrëdhënia midis dy vendeve tona është e shkëlqyer”, thekson ai. Tutje, Landau informon se sot u takua me Ministrin e Jashtëm maqedonas Timco Mucunski “si pjesë e Dialogut të dytë Strategjik SHBA-Maqedoni e Veriut në Uashington, D.C., për të çuar përpara prioritetet SHBA-Maqedoni e Veriut: ndarje më e fortë e barrës së NATO-s, furnizime të diversifikuara me energji dhe një klimë më të hapur dhe të sigurt investimesh për kompanitë amerikane”.
“Ne nënshkruam marrëveshje të rëndësishme për energjinë dhe kulturën”, shprehet ai. Postimi: North Macedonia has become a key ally within NATO in recent years, and the relationship between our two countries is excellent. I met today with Foreign Minister @TimcoMucunski as part of the second U.S.-North Macedonia Strategic Dialogue in Washington, D.C. to advance pic.twitter.com/hiMaZgTAcy — Christopher Landau (@DeputySecState) April 7, 2026 The post Takimi i dytë, SHBA dhe RMV e çojnë përpara dialogun strategjik, Landau: Marrëdhënie të shkëlqyera appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.