Tahiri për ekspozitën për masakrat: Ky pushtet po prodhon skandal pas skandali, kjo temë të trajtohet seriozisht
March 29, 2026
Gazeta Express
Shefi i GP-së së AAK-së, Besnik Tahiri, në një konferencë për media tha se “shteti ka dështuar”, në rastin e ekspozitës për masakrat në sheshin e Prishtinës, e cila u tërhoq për shkak të pasaktësive. Tahiri tha se nga ky skandal janë goditë viktimat e burgut të Dubravës. “Ekonomia e Kosovës është para fundosjes...Ne si subjekt politik dhe askush në këtë vend nuk mund të kalojë në rritjen e çmimeve, pa e diskutu situatën që duhet të shikohet seriozisht pse kemi ardhë në situatë ku ky vend vazhdon të kalojë nga një skandal në tjetrin”, tha Tahiri referuar ekspozitës.
“Kjo qeveri e ky pushtet po prodhon skandal pas skandalit. Është e pakuptimtë se si shteti dështon, dështon Qeveria e Kosovës, Kuvendi, ministria dhe mbështet një ekspozitë e cila në esencë ka pasaktësi që ndërlidhen me të drejtën historike të Kosovës. Pasaktësi, që e demanton burimi i informacionit”, tha Tahiri. “Secili në këtë pushtet mundohet me ikë prej përgjegjësisë”, tha Tahiri para mediave, transmeton Gazeta Express. AAK kërkon që kjo temë të trajtohet seriozisht, shtoi Tahiri. The post Tahiri për ekspozitën për masakrat: Ky pushtet po prodhon skandal pas skandali, kjo temë të trajtohet seriozisht appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.