Advertisement
World

Sulmuesi i Stuttgartit e mban fjalën, do të paguajë birra për 60 mijë tifozë pas kualifikimit të Bosnjës

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kualifikimi historik i Bosnjës në Kupën e Botës i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit të Stuttgart, Ermedin Demirović, i cili tashmë duhet të mbajë një premtim të bërë para tifozëve. Sulmuesi 28-vjeçar kishte deklaruar para ndeshjeve “play-off” se, nëse Bosnja do të siguronte biletën për Botëror, ai do t’u blinte birra të gjithë tifozëve të klubit të tij.

Dhe pas fitores dramatike ndaj Italisë në Zenicë, ai nuk u tërhoq nga fjala e dhënë. “E thashë që do ta bëja dhe jam burrë i fjalës. Pijet janë mbi mua”, u shpreh Demirović për “Sky Sports”, menjëherë pas suksesit historik. “Do të jetë ndoshta e shtrenjtë, por është diçka që do ta bëj me dashuri pas një arritjeje të tillë. Stuttgart, pijet janë mbi mua”. Ky gjest mund t’i kushtojë sulmuesit një shumë të konsiderueshme, rreth 300 mijë euro. “MHPArena” ka një kapacitet prej afro 60 mijë tifozësh dhe çmimi mesatar i një birre është rreth pesë euro, çka e bën faturën mjaft të kripur. Bosnja do të marrë pjesë për herë të dytë në një Kupë Bote dhe do të garojë në Grupin B, përballë Kanadasë, Katarit dhe Zvicrës, shkruan Syri. Ndërkohë, Demirović do të rikthehet me Stuttgartin në Bundesligë, ku skuadra e tij, aktualisht në vendin e tretë, përgatitet për përballjen e rëndësishme ndaj Borussia Dortmundit. The post Sulmuesi i Stuttgartit e mban fjalën, do të paguajë birra për 60 mijë tifozë pas kualifikimit të Bosnjës appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More