Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë, s’tregon arsyet pse
April 8, 2026
Gazeta Express
Specialja ka njoftuar se janë anuluar seanca e planifikuar për javën e ardhshme në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi për administrim të drejtësisë. Në njoftim theksohet se seancat ishin paraparë për datat 14 dhe 17 prill. ‘‘Thaçi dhe të tjerët (administrimi i drejtësisë): anulohen seancat e planifikuara për javën e ardhshme Ju njoftojmë se seancat e planifikuara për datat 14-17 prill 2026 në çështjen gjyqësore kundër Thaçit dhe të tjerëve në lidhje me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, janë anuluar.
Informacione të mëtejshme do të jepen sapo të jenë të disponueshme’’, ka njoftuar Specialja. The post Specialja anulon dy seancat në rastin e Thaçit për administrim të drejtësisë, s’tregon arsyet pse appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.