Sot pritet takimi Kurti–Abdixhiku, në fokus zgjedhja e Presidentit
April 6, 2026
Gazeta Express
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen të hënën. Siç është raportuar takimi do të bëhet sot në ndërtesën e Kuvendit nga ora 11:00. Sipas partisë në pushtet, zgjedhjet duhet shmangur, me aq sa deklarojnë publikisht, prandaj kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti përveç Abdixhikut pritet ta takojë edhe Bedri Hamzën.
Teksa kriza institucionale po vazhdon, Albulena Haxhiu ka marrë ushtrimin e detyrës së presidentes nga Vjosa Osmani, e cila po vazhdon takimet në terren me qytetarë. Kuvendit të Kosovës i kanë mbetur edhe 23 ditë afat për të zgjedhur Presidentin e ri. The post Sot pritet takimi Kurti–Abdixhiku, në fokus zgjedhja e Presidentit appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.