Sllovakët të dëshpëruar pas humbjes nga Kosova, flasin pas ndeshjes

Kombëtarja e Kosovës e mori fitoren më të madhe në historinë e saj, duke e mposhtur Sllovakinë. “Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026. Pas kësaj humbje të rëndë për ta, sllovakët kanë reaguar të dëshpëruar pas ndeshjes. Golashënuesi i Sllovakisë në ndeshjen e sontme, Lukas Haraslin tha pas ndeshjes se është i trishtuar. “Jam i trishtuar dhe i zhgënjyer. Është e vështirë për mua të gjej fjalë. Hymë mirë në ndeshje, bëmë atë që duhej. E nisëm shumë mirë pjesën e dytë, por më pas pësuam gol për 2:2 dhe pastaj gjithçka shkoi keq”, tha ai. Ndërkohë, Stanislav Lobotka, kapiten i Sllovakisë tha se “i dhuruam gola Kosovës”. “Është për të ardhur keq. E dinim si do të luante Kosova, por u dhuruam gola. Krijuam raste, por gabimet e panevojshme na kushtuan ndeshjen. Më vjen shumë keq”, tha lojtari i Napolit. Ndërkohë, trajneri i Sllovakisë, Francesco Calzona u shpreh i zhgënjyer pas humbjes nga Kosova. “Jam shumë i zhgënjyer. Na ngadalësoi goli për 2:2, të cilin e pësuam në fillim të pjesës së dytë. Duhej ta kishim menaxhuar më mirë. Bëmë disa gabime, por nuk kam asgjë për ta fajësuar ekipin. Skuadra dha maksimumin për një rezultat pozitiv. Është për të ardhur keq që Leo Sauer pësoi një dëmtim muskulor në fund të pjesës së parë”, tha ai. Kosova pas kësaj fitore do të luajë në finalen e “play-offit” ndaj Turqisë, më 31 mars, ditë e martë./GazetaExpress/ The post Sllovakët të dëshpëruar pas humbjes nga Kosova, flasin pas ndeshjes appeared first on Gazeta Express.

March 26, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left