World

Skandali me masakrat, çka s’kujtohet Feraj: Faj kanë Thaçi e Haradinaj, faj ka edhe Gashi- Kurti po i shëron plagët e shtetit

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Hysamedin Feraj nga Lëvizja Vetëvendosje ka shkruar lidhur me masakrën e Dubravës, duke iu referuar ekspozitës së Shkëlzen Gashit me të dhëna të pasakta. Për dallim prej të gjithëve, ai tha se faji shkallëzohet në gradë, dhe aty i përfshiu edhe ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj. Tha se faji i takon edhe Gashit, por... Gjithë fajtorët e tjerë janë ndëshkuar me votë.

Në qoftë se për këtë lloj faji dëniminl më i lartë është me votë, atëherë, për hir të drejtësisë së barabartë për faj të pabarabartë, kush të dojë le ta ndëshkoj po ashtu Shkëlzen Gashin: mos ta votojë!, shkroi ai në një postim në Facebook. Feraj tha se kryeministri aktual, Albin Kurti përkundër gjithë këtyre, ka punuar për shërimin e plagëve dhënë shtetit që i trashëgoi nga paraardhësit. Postimi i Hysamedin Ferajt në Facebook: Lidhur me masakrën e Dubravës Në ligj e në moral faji shkallëzohet në gradë: 1. Fajin kryesor e ka kushdo që e ka listën e saktë të viktimave të asaj masakre dhe, deri tani, ia ka mbajtur të fshehur popullit shqiptar, shtetit të Kosovës, organizatave ndërkombëtare dhe Gjykatës së Hagës. 2. Pastaj fajin e ka Hashim Thaçi, sepse, në cilësinë e presidentit të republikës, pra e përfaqësuesit më të lartë të shtetit të Kosovës dhe të UÇK-së, ka pranuar, madje duke u përkulur me respekt, maskrat e kryera nga terroristët shqiptarë ndaj popullsisë serbe në Kosovë. 3. Pastaj fajin e ka Ramush Haradinaj, sepse, në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, pra e përfaqësuesit të lartë të Republikës së Kosovës, ia ka falur krimet Serbisë. 4. Pastaj fajin e ka OVL, sepse, më shumë se kujtëdo tjetër, i ka takuar të dokumentojë luftën e vet dhe krimet e armikut (po të mos kishte qenë e zënë me shtimin e veteranëve të rremë që marrin pension rrjeshëm dhe, rrjedhimisht, i japin vota eprorëve realë të OVL-së). 5. Pastaj faji i takon partive qeveritare që e mbyllën Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës, i cili do t'i jepte autoritet institucional dokumentacionit të prodhuar prej tij. 6. Në fund, faji i takon Shkëlzen Gashit, sepse, në rolin e studiuesit individual, ka braktisur abc-në e leximit, leximin kritik të burimeve dhe shoqërimin e tij me dyshimet e veta. Si përfundim: Thaçi dhe Haradinaj, përkatësisht si president dhe kryeministër, kanë përfaqësuar dhe implikuar shtetin dhe popullin e Kosovës; OVL pretendon se përfaqëson ushtarët e UÇK-së; Shkëlzen Gashi përfaqëson veten dhe mendimin e vet të pavarur (edhe nga kryeministri, këshillëtar i të cilit ka qenë pak kohë). Pra mund t'i jap lëndë Serbisë por nuk implikon shtetin e Kosovës. - Gjithë fajtorët e tjerë janë ndëshkuar me votë. Në qoftë se për këtë lloj faji dëniminl më i lartë është me votë, atëherë, për hir të drejtësisë së barabartë për faj të pabarabartë, kush të dojë le ta ndëshkoj po ashtu Shkëlzen Gashin: mos ta votojë! - Përkundër gjithë këtyre, kryeministri aktual e ka shkarkuar Gashin si këshilltar dhe ka punuar për shërimin e plagëve dhënë shtetit që i trashëgoi nga paraardhësit. Në vend se të përkulet e të fal krimet e Serbisë, ai: 1) Po përgatit akuzën ndaj Serbisë për gjenocid dhe, 2) Ka rifunksionalzuar Institutin për Hetimin e Krimeve të Luftës, që ta prodhojë dokumentimin e besueshëm për atë akuzë. The post Skandali me masakrat, çka s’kujtohet Feraj: Faj kanë Thaçi e Haradinaj, faj ka edhe Gashi- Kurti po i shëron plagët e shtetit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More