World

Simeone flet për fitoren e madhe në Camp Nou dhe për lojën “me vuajtje” që e pret në shtëpi

April 9, 2026
Gazeta Express
Scroll

Diego Simeone e ka “pushtuar” Camp Noun për herë të parë në karrierë dhe po e shijon në maksimum këtë moment. Trajneri i Atletico Madridit foli në mikrofonat e “Sky Sport” pas fitores 2:0 në fushën e Barcelonës, shkruan “Gazeta Express”. “Herët a vonë do të ndodhte, ka shumë vite që luaj këtu... Por, unë nuk isha i vetmi që nuk kisha fituar kurrë këtu, ka shumë të tjerë.

Barça e ka një skuadër shumë të fortë, mendoj për Lamine Yamal. E interpretuam shumë mirë fazën mbrojtëse, në fillim nuk arritëm ta bëjmë lojën që donim, sepse donim ta mbanim më shumë topin. Por në aksionin e parë ku e kaluam presionin e kuptuam se ku mund t’i dëmtonim. Në pjesën e dytë ndodhi si me ne javën e kaluar, duke luajtur me një lojtar më pak në shtëpi. Por kjo fitore nuk do të thotë asgjë, e dimë që është ndeshja e kthimit.” Në pjesën e dytë nuk dukej i kënaqur. “Unë nuk jam pothuajse kurrë i kënaqur. Por nuk është e lehtë të luash kundër tyre: filluan të luanin në kundërsulm, pastaj të bënin ndryshime ofansive dhe ne nuk arritëm ta shënonim një gol më shumë. Gjithsesi jemi të kënaqur me punën tonë, të martën e ardhshme do të duhet të vuajmë.” Cili është gabimi që nuk duhet bërë? “Duhet të dimë që do të jenë 95 minuta për t’u luajtur në maksimum. Nuk ka hapësirë për t’u relaksuar.” /Gazeta Express The post Simeone flet për fitoren e madhe në Camp Nou dhe për lojën “me vuajtje” që e pret në shtëpi appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More