Advertisement
World

Shtyrja e tarifave të reja, Azemi: E pamjaftueshme, s’mund të ketë rritje pa u sqaruar çështja me njehsorët

March 31, 2026
Gazeta Express
Scroll

Sot, kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se, tarifat e reja të energjisë elektrike të parapara të hyjnë në fuqi më 1 prill, pritet të shtyhen deri më 1 maj. Lidhur me këtë ka reaguar, Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Ky i fundit këtë vendim e ka cilësuar si të ‘’duhur’’, porse, ‘’të pamjaftueshëm’’, përcjell Gazeta Express.

Azemi më tej, ka thënë se veprimi në fjalë është rezultat i presionit publik ‘’pas skandalit me njehsorët’’. ‘’ Nuk mund të ketë rritje, ndryshim apo barrë të re mbi qytetarët, derisa të sqarohet e vërteta e plotë për matjen, faturimin dhe dëmin e shkaktuar. Kjo është kërkesë minimale e drejtësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit’’, ka shkruar ai mes tjerash. Postimi i plotë: Shtyrja e vendimit të ZRRE-së për tarifat e reja të energjisë deri më 1 maj është hap i duhur, por i pamjaftueshëm. Ky veprim duket qartë se është rezultat i drejtpërdrejtë i presionit publik pas skandalit me njehsorët. Por kjo nuk mjafton. Çdo ndryshim tarifor duhet të pezullohet plotësisht deri në përfundimin e hetimeve. Nuk mund të ketë rritje, ndryshim apo barrë të re mbi qytetarët, derisa të sqarohet e vërteta e plotë për matjen, faturimin dhe dëmin e shkaktuar. Kjo është kërkesë minimale e drejtësisë dhe mbrojtjes së konsumatorit. Qytetarët e Kosovës nuk mund të paguajnë më shumë, kur ende nuk dihet saktë sa janë dëmtuar. Prandaj, kërkoj që të gjitha ndryshimet të mbeten të pezulluara deri në përmbylljen e plotë të hetimeve dhe nxjerrjen e përgjegjësisë institucionale. https://www.gazetaexpress.com/tarifat-e-reja-te-rrymes-shtyhen-per-1-maj/ The post Shtyrja e tarifave të reja, Azemi: E pamjaftueshme, s’mund të ketë rritje pa u sqaruar çështja me njehsorët appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More