Ka përfunduar pjesa e parë në Varshavë, në ndeshjen mes Polonisë dhe Shqipërisë. Pas 45-minutëshit të parë në “PGE Narodowy”, Shqipëria po udhëheq 1-0, dhe po shkon sigurt drejt finales së “play-offit”. Djelmoshat e drejtuar nga Sylvinho po fitojnë 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 42-të. Ishte Arbër Hoxha që shënoi golin e Shqipërisë. Në rast fitoreje në këtë përballje, Shqipëria do të luante me fituesin e ndeshjes Ukrainë – Suedi./GazetaExpress/ The post Shqipëria e mbyll pjesën e parë në epërsi, po vendosë goli i Arbër Hoxhës appeared first on Gazeta Express.
March 26, 2026
Source Information
Gazeta Express
Kosovo
Lean left