World

“Shqip kemi mësuar, shqip do testoemi” – studentët ‘pushtojnë’ Shkupin me pankarta

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Studentët shqiptarë në Shkup kanë nisur një aksion simbolik duke vendosur afishe në vende të ndryshme të qytetit, përmes të cilave kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe. Në pankartat e vendosura, mesazhi është i qartë: “Shqip kemi mësuar – provimin shqip do japim”, duke shprehur pakënaqësinë dhe kërkesën për respektimin e të drejtës për arsimim në gjuhën amtare.

Studentët theksojnë se kërkesa e tyre është legjitime dhe lidhet drejtpërdrejt me barazinë në sistemin arsimor, duke bërë thirrje që institucionet përgjegjëse të reagojnë dhe të mundësojnë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe. Ky veprim vjen në një kohë kur çështjet e përdorimit të gjuhës shqipe në arsim vazhdojnë të jenë temë debati në vend. The post “Shqip kemi mësuar, shqip do testoemi” – studentët ‘pushtojnë’ Shkupin me pankarta appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More