Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë
April 9, 2026
Gazeta Express
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi u kapën duke shpërndarë kokainë. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar, në cilësinë e provës materiale lëndën e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, 4 aparate celularë dhe një automjet. “Specialistët për Hetimin e Krimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në aksin rrugor Novoselë–Vlorë, kanë ndaluar një automjet tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin B.
K., 26 vjeç dhe pasagjer shtetasin E. Ç., 33 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar 16.90 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, e ndarë në doza. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 4 aparate celularë dhe automjeti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. The post Shpërndanin kokainë në zona të ndryshme, dy të arrestuar në Vlorë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.