Shoqata e të Burgosurve Politike të Kosovës, ka reaguar lidhur me ekspozitën në Prishtinë, për Masakrat në Kosovë, për shkak të të dhënave të gabuara aty, duke u shprehur ‘’të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë’’, dhe, duke kërkuar përgjegjësi institucionale nga kuvendi. Në komunikatë, po ashtu bëhet e ditur se kjo Shoqatë kërkon që ky rast të hetohet nga Prokuroria e Shtetit, departamenti për krime lufte dhe AKI’ja. ‘’ Në kohët tona kur “Lajmi i rremë” është bërë arma e përsosur e luftërave hibride, ky verpim i autorëve të ekspoozitës publike duhet të merr me seriozitet vëmendjen e organeve kopetente. Heshtja e Kuvendit të Kosovës, edhe pas gjithë këtij shqetësimi publik që ka shkaktuar ky veprim skandaloz e armiqësor, lë shumë për të kupuar apatinë ku kanë përfunduar institucionet tona.’’, thuhet në reagim. Komunikata: SHOQATA E TË BURGOSURVE POLITIKË E KOSOVËS Prishtinë, 28 mars 2026 REAGIM PUBLIK Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës sonë të lavdisme e të dhimbshme, nga shtrembërimi i asaj të vërtete, ku inkriminimi edhe i viktimave tona në “Masakrën e Dubravës” paska gjetur edhe njëherë deren e hapur nga institucionet tona të lëna në mëshirën e tenderomanisë (në rastin aktual Kuvendi i Kosovës), regojmë me gjithë forcën tone morale. Kërkojmë përgjegjësi institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin e kësaj përmbajtjeje skandaloze, të cilën me plot gojën mund ta quajmë ndrëmarrje kriminale. Kërkojmë nga organet ligjzbatuese: Prokurorisë së Shtetit, departamentit për krime lufte dhe AKI-së, të fillojnë procedurën hetimore për të nxjerrur para ligjit dhe për të skeduar autorët. Veprimet e tilla, që i vëjnë në kurriz popullit tonë, përmes shtermbërimit të historisë financuar e miratuar nga vet institucionet tona, nuk janë gjë tjetër veç se ujë në mullirin e Serbisë. Recidiviteti i autorëve, nuk mund e nuk duhet të shihet skandal i ardhur nga kinse pakujdesia apo ndonjë gabim teknik i rrjedhur. Në kohët tona kur “Lajmi i rremë” është bërë arma e përsosur e luftërave hibride, ky verpim i autorëve të ekspoozitës publike duhet të merr me seriozitet vëmendjen e organeve kopetente. Heshtja e Kuvendit të Kosovës, edhe pas gjithë këtij shqetësimi publik që ka shkaktuar ky veprim skandaloz e armiqësor, lë shumë për të kupuar apatinë ku kanë përfunduar institucionet tona. Me shpresen se thirrjet tona nuk do të bien në vesh të shurdhër: kërkojmë edhe anulimin e menjëhereshën të ekspozitës në fjalë dhe heqjen fizike nga shesh. The post Shoqata e të Burgosurve reagon ndaj ekspozitës për Masakrat, kërkon hetim nga Prokuroria e AKI: Duhet përgjegjësi institucionale appeared first on Gazeta Express.
March 27, 2026