Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë: Dizelin e blejmë 1.86€, e shesim 1.86€
April 6, 2026
Gazeta Express
Kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, ka paralajmëruar protesta, duke reaguar ndaj vendimit të Qeverisë për çmimet e derivateve. Ai tha se ky vendim po i dëmton bizneset, ndonëse po respektohet nga naftëtarët. “Po është vendim i gabuar dhe dëmton bizneset dhe disa nga pikat mund të bankrotojnë. Askund në botë nuk ka këso zhvillime dhe i detyrojnë bizneset që ta blejnë dizelin1.86 dhe të shitet 1.86 ”, tha ai në një prononcim për RTV21.
Naftëtarët kërkojnë që Qeveria ta rishqyrtojë urgjentisht vendimin, në të kundërtën, Berjani paralajmëron masa të tjera. “Pas një takimi dhe presioni u kërkua që të ndryshohet ky vendim ose të protestohet”, është shprehur Berjani. The post Shoqata e naftëtarëve paralajmëron protesta kundër vendimit të Qeverisë: Dizelin e blejmë 1.86, e shesim 1.86 appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.