ShKShMK thirrje urgjente për kujdes pas reshjeve të borës në bjeshkë
April 3, 2026
Gazeta Express
Pas reshjeve të fundit të borës, të shoqëruara me erëra të forta, është rritur ndjeshëm rreziku për ortekë në zonat malore të vendit. Shoqata e Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës (ShKShMK) u ka bërë thirrje qytetarëve, skitarëve dhe bjeshkatarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë planifikimit dhe zhvillimit të aktiviteteve në natyrë. Sipas njoftimit, rekomandohet që të shmangen aktivitetet e skijimit jashtë pistave të rregulluara, pasi rreziku për rrëshqitje të borës është i lartë në terrene të pa kontrolluara.
Po ashtu, bjeshkatarët këshillohen të mos lëvizin në faqe malore me pjerrësi 30° deri në 45°, zona këto që konsiderohen më të rrezikuara për formimin e ortekëve. Apeli përfshin edhe shmangien e ecjeve pranë kreshtave ku krijohen strehë bore, si dhe evitimin e lëvizjes nëpër lugina që mund të jenë në trajektoren e ortekëve. Autoritetet bëjnë thirrje që për çdo situatë emergjente qytetarët të kontaktojnë numrin kujdestar të ShKShMK: +383 49 840 228. The post ShKShMK thirrje urgjente për kujdes pas reshjeve të borës në bjeshkë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.