Shembja e rrugës që alarmoi Prishtinën, hetimet po vazhdojnë
March 30, 2026
Gazeta Express
Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka folur për shembjen e rrugës “Don Shtjefën Kurti” në Prishtinë. Ai përsëriti se shkaku i shembjes së tokës do të kuptohet nga hetimet e organeve kompetente, transmeton Klankosova. Sikur mbrëmë, kur kryetari Përparim Rama e bëri të ditur se disa inspektorë janë pezulluar, njësoj edhe sot tha edhe Fushtica.
“Inspektorët u pezulluan për shkak të hetimit, që të shikohet nëse realisht ka pasur lëshim në monitorim të punës së mbikëqyrjes së këtyre inspektorëve gjatë punimeve”, u shpreh Fushtica në Klan Kosova. Të dielën, në terren dolën policia dhe ekipet e KEDS, ujësjellësit të Prishtinës dhe inspektorët e ndërtimit. Në këtë rrugë dhe disa të tjera është ndërprerë energjia elektrike dhe uji, megjithëse nuk është bërë evakuimi i banorëve. The post Shembja e rrugës që alarmoi Prishtinën, hetimet po vazhdojnë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.