Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon dy inspektorë dhe një zyrtar përgjegjës: Të hapur të bashkëpunojmë me Prokurorinë
March 30, 2026
Gazeta Express
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pezulluar nga puna dy inspektorë dhe një zyrtar përgjegjës për punimet pranë rrugës Don Shtjefën Kurti, e cila u shemb dje në mesditë. Rama shkroi se punishtet ndërtimore duhet t’i nënshtrohen inspektimit të rreptë dhe të vazhdueshëm nga Inspektorati komunal, në mënyrë që të garantohet siguria e punëtorëve, qytetarëve dhe cilësia e punimeve sipas projektit të pranuar.
Pas ngjarjes së djeshme në punishten ndërtimore në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, kam ndërmarrë masa të menjëhershme ndaj përgjegjësve komunal. Janë pezulluar nga puna dy inspektorët e zonës ku ka ndodhur rasti, si dhe zyrtarin përgjegjës për lëndën, njoftoi Rama. Ai tha se çdo neglizhencë në këtë drejtim është e patolerushme. Përveç procedurave që do të zhvillohen nga Komisioni Disiplinor i Kryeqytetit, jemi të hapur për bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në kuadër të hetimit të nisur për këtë rast, të cilin e kam kërkuar menjëherë dje dhe e mirëpres fillimin e tyre, shkruan kryetari i Prishtinës në një postim në Facebook. Njëkohësisht, Rama tha se edhe kompanitë private të ndërtimit duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për respektimin e standardeve të sigurisë dhe kushteve të punës. Çdo shkelje nga ana e tyre duhet të përballet me masa të rënda ligjore. Zero tolerancë ndaj askujt. https://www.gazetaexpress.com/rama-merr-vendim-do-te-mbyllen-te-gjitha-vendpunishtet-ne-kryeqytet The post Shembja e rrugës në Prishtinë, Rama pezullon dy inspektorë dhe një zyrtar përgjegjës: Të hapur të bashkëpunojmë me Prokurorinë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.