World

Shembja e dheut, Rama kërkon hetim të brendshëm për rastin dhe pezullimin e inspektorëve të përfshirë

March 29, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se bashkë me ekipet e komunës dhe Policinë e Kryeqytetit po monitorojnë nga afër rrëshqitjen e dheut në rrugën “Malush Kosova”. Ai ka kërkuar nga Prokuroria nisjen e menjëhershme të procedurave hetimore dhe ka ofruar bashkëpunim të plotë institucional për zbardhjen e rastit. Ndërkohë, Rama ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të inspektorëve të përfshirë dhe fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet dhe kontrollet e kryera në terren.

Sipas tij, nëse konstatohet ndonjë shkelje apo neglizhencë, do të merren masa të menjëhershme, përfshirë largimin nga puna dhe ndjekjen penale. Bashkë me ekipet e Kryeqytetit dhe Policinë jemi në terren dhe po e monitorojmë nga afër rrëshqitjen në rrugën “Malush Kosova”. Kërkoj nga Prokuroria që të nisë menjëherë procedurat hetimore! Ofroj bashkëpunim të plotë institucional dhe qasje në çdo informacion që është i nevojshëm për zbardhjen e rastit. Nga Drejtoria e Inspeksionit kam kërkuar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të inspektorëve të përfshirë dhe ndalimin e çdo përfshirjeje të tyre në këtë rast deri në përfundim të hetimeve, ka shkruar Rama. Gjithashtu kam kërkuar fillimin e një hetimi të brendshëm për të verifikuar raportet e inspektimit, frekuencën e kontrolleve në terren dhe për të identifikuar çdo lëshim, neglizhencë apo shkelje të mundshme të detyrës! Nëse konstatohen shkelje, do të ketë masa të menjëhershme nga largim nga puna deri në ndjekje penale! Gjithashtu, jemi në kordinim të vazhdueshëm me Policinë e Kryeqytetit, nga të cilë jemi njoftuar që të gjitha njësitë do të kenë prioritet menaxhimin e situatës së sotme dhe ruajtja e rendit publik në këtë zonë! Lus qytetarët që të evitojnë lëvizjen në këtë zonë deri në stabilizimin e situatës, ka thënë ai. The post Shembja e dheut, Rama kërkon hetim të brendshëm për rastin dhe pezullimin e inspektorëve të përfshirë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More