Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervistuar pronari, nga hetimi s’përjashtohen as zyrtarët komunalë
March 29, 2026
Gazeta Express
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zjenullah Gashi, ka dhënë detaje lidhur me veprimet që ka marrë ky organ i akuzës pas shembjes së dheut në një lagje të Prishtinës. Për Klankosova.tv, Gashi ka thënë se deri më tash është autorizuar policia, si dhe është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë punëkryese “Klub Invest”. Ai ka bërë të ditur se aktualisht janë në fazën e grumbullimit të informatave nëse ka elemente të veprës penale.
“Kemi marrë veprime menjëherë. Është autorizuar Policia dhe është intervistuar personi përgjegjës i kompanisë. Pas intervistimit, ai është liruar, derisa jemi në fazën e grumbullimit të informatave të plota për rastin”, ka thënë Gashi. Ai ka thënë se hetimet do të zgjerohen edhe në pista tjera, duke mospërjashtuar as zyrtarët komunalë, nëse sipas tij, vërehet se dikush prej tyre ka pasur përgjegjësi mbikëqyrëse. The post Shembja e dheut, kryeprokurori i Prishtinës: Është intervistuar pronari, nga hetimi s’përjashtohen as zyrtarët komunalë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.