World

Shell Kosova përmbyll fushatën e Ramazanit, mbështetje për Jetimat e Ballkanit

March 30, 2026
Gazeta Express
Scroll

Shell Kosova ka përmbyllur fushatën e saj humanitare të zhvilluar gjatë muajit të Ramazanit, ndërsa fondet e mbledhura tashmë janë dorëzuar për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”. Gjatë kësaj periudhe, çdo furnizim me karburant është shndërruar në një kontribut konkret, ku nga çdo litër i shitur është ndarë nga gjysmë cent për bamirësi. Në këtë mënyrë, një veprim i zakonshëm është shndërruar në ndihmë të drejtpërdrejtë për familjet në nevojë.

Përmes bashkëpunimit me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, kjo mbështetje do të përdoret për të mbështetur familjet në nevojë, duke ndihmuar në lehtësimin e sfidave që ato përballin çdo ditë dhe duke ofruar më shumë siguri në jetën e tyre. Kjo mundësi reflekton një qasje ku veprimet e zakonshme marrin kuptim më të gjerë, duke u kthyer në përkrahje reale për komunitetin. Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e themeluar në fund të vitit 2009, fillimisht e ka nisur aktivitetin e saj përmes hapjes së kuzhinave humanitare për shpërndarjen e ushqimit në disa qytete të Kosovës. Me kalimin e kohës, angazhimi i saj është zgjeruar duke përfshirë ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e banesave për familjet në nevojë, ofrimin e bursave për jetimë dhe studentë, si dhe ndërtimin e një shtëpie rezidenciale për të moshuarit. Për detaje të tjera rreth shoqatës klikoni këtu: Shoqata Bëmirëse Jetimat e Ballkanit Për më shumë informacione vizitoni faqet në: Facebook: Shell Kosova Instagram: shellkosova Website: kosovo.shell.com The post Shell Kosova përmbyll fushatën e Ramazanit, mbështetje për Jetimat e Ballkanit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More