World

SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit

March 29, 2026
Gazeta Express
Scroll

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Irak ka paralajmëruar se Irani dhe milicitë aleate të tij mund të synojnë universitetet amerikane në Bagdad, Sulejmanije dhe Duhok. Sipas deklaratës, ekziston rreziku që këto institucione arsimore të kthehen në objektiv, pasi Irani ka kërcënuar më herët universitete amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme. Ambasada thekson se Irani dhe grupet e armatosura të lidhura me të kanë kryer tashmë “sulme të gjera” kundër qytetarëve amerikanë dhe objektivave të lidhura me SHBA-në në territorin e Irakut.

Në të njëjtën kohë, në deklaratë kritikohet qeveria irakiane për dështimin në parandalimin e sulmeve terroriste ndaj interesave amerikane dhe vendeve të rajonit, duke përsëritur thirrjen që qytetarët amerikanë të largohen nga vendi. Ndërkohë, për shkak të përshkallëzimit të konfliktit pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, shumë universitete në rajon kanë kaluar tashmë në mësim online për arsye sigurie. /Panorama The post SHBA paralajmëron: Universitetet amerikane në Irak mund të jenë objektiv i Iranit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More