Sfida mes shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës
April 9, 2026
Gazeta Express
Katër ndeshje të çerekfinaleve të Conference Leagues do të zhvillohen sot me sfidat e para, ku spikat përballja mes shqiptarëve në fushë. Në orën 18:45 në “Vallecas” të Madridit, Rayo Vallecano do të presë AEK-un e Athinës. Kjo përballje ka një ngjyrë të veçantë për tifozët shqiptarë, pasi në fushë do të jenë lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu me Rayo Vallecanon dhe Thomas Strakosha e Stavro Pilo me AEK-un e Athinës, të cilët sot do të jenë kundërshtarë.
Në orën 21:00, në Londër luhet ndeshja mes Crystal Palace dhe Fiorentinës, ku skuadra italiane vjen me disa mungesa të rëndësishme, shkruan atsh. Po në të njëjtin orar zhvillohen edhe përballjet Mainz – Strasbourg dhe Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar, që kompletojnë programin e parë të çerekfinaleve të këtij edicioni. Programi i çerekfinaleve 18:45: Rayo Vallecano – AEK Athinë 21:00: Crystal Palace – Fiorentina 21:00: Mainz – Strasbourg 21:00: Shakhtar Donetsk – AZ Alkmaar The post Sfida mes shqiptarëve e ndez çerekfinalen e Ligës së Konferencës appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.