Sejdiu: Kurti e krijon, sajon dhe mirëmban problemin e presidentit, me PDK’në mundet me e zgjidhë për 5 minuta
April 7, 2026
Gazeta Express
Sipas analistit Dardan Sejdiu, duhen pesë minuta punë për zgjidhjen e problemit të presidentit. Ai shpjegoi se nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është i interesuar të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës, kryhet kjo. “Problemi i presidentit është inekzistent. Problemin e presidentit e krijon ky, e sajon ky e mirëmban. Nëse ke thënë sot që me LDK-në s’bëhet kjo punë me Bedri Hamzën, me PDK-në kryhet kjo punë”, deklaroi Sejdiu në Klan Kosova.
Gjatë ditës së djeshme, lideri i VV-së pati një takim me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhikun, ku diskutoi rreth temës së presidentit, për të cilin u shpreh optimist se do të gjendet një zgjidhje brenda afatit të mbetur. Po ashtu tha se shpreson ta takojë edhe kryetarin e PDK-së Bedri Hamza. The post Sejdiu: Kurti e krijon, sajon dhe mirëmban problemin e presidentit, me PDK’në mundet me e zgjidhë për 5 minuta appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.