Sa milionë do t’i fitojë kombëtarja e Kosovës, poqëse kualifikohet në Botëror?
March 31, 2026
Gazeta Express
Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg shkruarjes së historisë, kualifikimit në Kampionatin Botëror, të vitit 2026. “Dardanët” do të sfidohen nga Turqia në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026 me kombëtaren e Turqisë, sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë. Në rast se Kosova do të kalojë në turneun final të Botërorit, atëherë do të shpërblehet me një shifër të majme parash.
10.5 milionë dollarë do të fitonte Kosova, poqëse kualifikohet në Kupën e Botës 2026. Ndërkohë, djemtë e kombëtares i kanë fituar deri më tash 500 mijë euro nga Qeveria e Kosovës, pasi fituan ndaj Sllovakisë, në gjysmëfinale të “play-offit”. Madje, Qeveria e Kosovës u ka premtuar lojtarëve dardanë që do të shpërblehen edhe me 1 milionë euro premi, nëse kalojnë në Botëror./GazetaExpress/ The post Sa milionë do t’i fitojë kombëtarja e Kosovës, poqëse kualifikohet në Botëror? appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.