World

Rüdiger i zhgënjyer: Ia dhuruam të dy golat Bayernit, mund të rikthehemi

April 8, 2026
Gazeta Express
Scroll

Antonio Rüdiger nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së Real Madridit nga Bayern Munichu në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke i përmendur me tone të ashpra gabimet e skuadrës së tij, shkruan “Gazeta Express”. Mbrojtësi gjerman deklaroi pas ndeshjes: “Na vjen keq, sepse ua dhuruam të dy golat. Në këtë nivel nuk mund të bësh gabime të tilla.” Ai u ndal pikërisht te episodet vendimtare që ndikuan në rezultat: “Ishim në lojë, por në fund këto detaje e bëjnë diferencën.

Kur gabon, kundërshtarë si Bayerni të ndëshkojnë menjëherë.” Rüdiger theksoi gjithashtu se skuadra duhet të reagojë menjëherë në ndeshjen e kthimit: “Duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të përqendruar. Kemi ende mundësi dhe duhet të besojmë deri në fund.” Në fund, ai e dërgoi një mesazh të qartë për skuadrën: “Asgjë nuk ka mbaruar. Do të japim gjithçka për ta kthyer këtë rezultat.” Një analizë e drejtpërdrejtë nga Rüdiger, që i vë në pah gabimet e Real Madrid, por njëkohësisht lë të hapur gjithçka për sfidën e kthimit, e cila do të luhet javën tjetër në “Allianz Arena”. /Gazeta Express The post Rüdiger i zhgënjyer: Ia dhuruam të dy golat Bayernit, mund të rikthehemi appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More