Këshilli i Prokurorëve Publikë vendosi të zgjedhë Engjëllushe Kadriu-Leshi, Aleksandar Markovski, Ana Gogovska-Jakimovska dhe Ana Stojkoviq-Dimitriovska si prokurorë të rinj publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, transmeton Portalb.mk. Tetë kandidatë kanë paraqitur aplikime në konkursin për pesë prokurorë publikë në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa Trajçe Pelivanov dhe Artan Ajro kanë tërhequr kandidaturat e tyre dhe nuk do të merren në konsideratë. Pas shqyrtimit të kandidaturave, Këshilli nuk votoi për kandidatët Marija Gorgjieva, Valentina Bislimovska, Suzana Mirçeska-Kuzmanovska dhe Ivana Aleksovska-Trajçevska në një votim publik. Prokurori Publik i Shtetit Nenad Saveski tha se nuk ka marrë pjesë në intervista, por i ka studiuar materialet për të gjithë tetë kandidatët, i njeh të gjithë dhe është i njohur me punën e tyre, duke treguar se do të votojë për tre kandidatët që nuk vijnë nga Prokuroria Publike, duke pasur parasysh, siç tha ai, qëndrimin e tij se duhet t’u jepet një shans. Kujtojmë se sistemi prokurorial i Maqedonisë së Veriut përballet me mungesë prokurorësh në secilën prokurori. Kjo situatë është përkeqësuar nga fakti se Këshilli Gjyqësor shpalli më shumë vende për gjyqtarë dhe punësoi 68 gjyqtarë, ndërsa u zgjodhën vetëm 29 prokurorë nga 47 të planifikuar, tregon raporti vjetor i Këshillit të Prokurorëve. The post RMV, u zgjodhën katër prokuror në Prokurorinë për ndjekjen e krimit të organizuar appeared first on Gazeta Express.
March 27, 2026