Advertisement
World

Rexhbeçaj pas humbjes: Më e dhimbshmja e karrierës, por ky është vetëm fillimi

April 1, 2026
Gazeta Express
Scroll

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, ka reaguar pas humbjes së “Dardanëve” nga Turqia 0:1 në finalen e play-offit, duke ndarë emocionet e tij përmes një mesazhi drejtuar tifozëve. Në një postim publik, Rexhbeçaj falënderoi përkrahësit për mbështetjen e vazhdueshme, duke theksuar rolin e tyre të madh në rrugëtimin e ekipit. “Faleminderit për mbështetjen tuaj.

Ju e bëtë çdo ndeshje si në shtëpi për ne”, ka shkruar ai, duke nënvizuar atmosferën e krijuar nga tifozët, që sipas tij ka qenë shtysë e madhe për skuadrën. Megjithatë, mesfushori nuk e fshehu zhgënjimin për rezultatin final, duke e cilësuar këtë si momentin më të vështirë në karrierën e tij. “Fatkeqësisht nuk arritëm ta bëjmë hapin e fundit. Është humbja më e dhimbshme e karrierës sime”, u shpreh Rexhbeçaj. Pavarësisht kësaj, ai dha një mesazh optimist për të ardhmen e përfaqësueses, duke lënë të kuptohet se kjo përvojë do të shërbejë si pikënisje për suksese më të mëdha. “Por është fillimi i diçkaje të madhe! Forca Kosova”, përfundoi ai. View this post on Instagram A post shared by Elvis Rexhbecaj (@rexhbecajelvis) The post Rexhbeçaj pas humbjes: Më e dhimbshmja e karrierës, por ky është vetëm fillimi appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More