World

Reagon këshilltari i Kurtit: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, por pas zgjedhjeve në Veri dhe veprimeve të Kryeministrit

April 7, 2026
Gazeta Express
Scroll

Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, i cili ka qenë edhe këshilltar i Kurtit, ka reaguar pas intervistës së Presidentes Vjosa Osmani në Pressing, duke thënë se “masat e BE-së nuk janë hequr vetëm sepse ish Presidentja ka folur”. Sipas tij, “edhe Kryeministri ka folur, por më shumë ka vepruar”. Ai thotë se masat e padrejta të vendosura nga ish-emisari nga dosja e Epstein-it u hoqën kur pati zgjedhje të reja dhe tranzicion paqësor të pushtetit në katër komunat në veri.

Reagimi i tij i plotë: Masat e BE-së nuk janë hequr vetëm sepse ish Presidentja ka folur. Janë dhjetëra takime mes vendosjes së masave të padrejta dhe heqjes së tyre. Sikur të ishte çështje fjalësh, shpresoj që ish Presidentja i kishte hequr menjëherë, e jo më shumë se dy vite më pas. Masat e padrejta të vendosura nga ish-emisari nga dosja e Epstein-it u hoqën kur pati zgjedhje të reja dhe tranzicion paqësor të pushtetit në katër komunat në veri. E pse pati pjesëmarrje në zgjedhje dhe tranzicion paqësor? Sepse kur i bojkotuan zgjedhjet, nuk u kthyen më pa zgjedhje të reja. E kur u kthyen jo vetëm që pati tranzicion paqësor, por edhe respekt për flamurin e Republikës së Kosovës, që valëvitet në çdo komunë sot. Edhe Kryeministri ka folur, por më shumë ka vepruar. The post Reagon këshilltari i Kurtit: Masat e BE nuk u hoqën me fjalë të Osmanit, por pas zgjedhjeve në Veri dhe veprimeve të Kryeministrit appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More