Rasti në Skenderaj, Policia: Viktima është 39-vjeçar, u gjet nga familjarët e tij, rasti po hetohet
April 7, 2026
Gazeta Express
Policia e Kosovës, ka njoftuar se është duke hetuar rastin e vdekjes së një personi në Skenderaj, rast i cili ndodhi sot rreth orë 10:00. Në njoftim thuhet edhe se viktima është një 39-vjepar, i cili është gjetur nga familjarët e tij. Postimi: Hetim i vdekjes Skenderaj, 7 prill 2026 Sot, rreth orës 10:00, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Llaushe të Skenderajt, nga familjarët është gjetur pa shenja jete vimtima i gjinisë mashkullore, rreth 39 vjeçar.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Me urdhër të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes” dhe hetimet janë duke vazhduar. The post Rasti në Skenderaj, Policia: Viktima është 39-vjeçar, u gjet nga familjarët e tij, rasti po hetohet appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.