Advertisement
World

Raportohet se Bastoni i ka nisur bisedimet për detajet e kontratës me Barçën

April 4, 2026
Gazeta Express
Scroll

Mbrojtësi i Interit dhe i Kombëtares së Italisë, Alessandro Bastoni, raportohet se është në bisedime me Barcelonën për detajet e kontratës, edhe pse klubi zikaltër nuk pranon oferta nën 60 milionë euro. Barcelona po shtyn fort për transferimin e mbrojtësit italian, i cili sipas disa raportimeve është i hapur për një kalim në “Camp Nou” gjatë merkatos së verës.

Eksperti i merkatos Matteo Moretto dha detajet më të fundit gjatë një interviste për “3Cat” (përmes “Fcinternews.it”), duke theksuar se Bastoni “po diskuton tashmë detajet e kontratës” me Barcelonën dhe është i gatshëm për transferim. Megjithatë, marrëveshja mes dy klubeve ende nuk ekziston, ndërsa Interi mbetet i vendosur të mos pranojë oferta nën 60 milionë euro. Sipas raportimeve të “Sportmediaset”, zikaltërit kanë refuzuar tashmë një ofertë fillestare nga katalanasit. Bastoni ka shënuar dy gola dhe ka dhënë gjashtë asistime në 35 paraqitje këtë sezon me Interin, por fillimi i vitit 2026 ka qenë i vështirë për të. Fillimisht, ai u vërshëllye në disa stadiume në Itali pasi shkaktoi dhe festoi përjashtimin e Pierre Kalulu në ndeshjen e Serie A mes Interit dhe Juventus në shkurt. Më pas, ai pësoi një dëmtim në fibulë në humbjen 1-0 në derbin ndaj Milanit në mars, dhe në fund u ndëshkua me karton të kuq direkt në pjesën e parë të finales së “play-offit” të Kupës së Botës ndaj Bosnjë dhe Hercegovinës, duke kontribuar në eliminimin e Italisë./GazetaExpress/ The post Raportohet se Bastoni i ka nisur bisedimet për detajet e kontratës me Barçën appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More