Advertisement
World

Raporti i FMN për Kosovën: Ekonomia po rritet më ngadalë, inflacioni në rritje dhe rreziqe nga pasiguria politike

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të enjten ka publikuar raportin vjetor për Kosovën, duke vlerësuar se ekonomia ka vazhduar të rritet, por me ritëm më të ngadalshëm, ndërsa inflacioni është rritur dhe rreziqet, veçanërisht ato nga pasiguria politike, mbeten të pranishme. Siç thotë FMN-ja, pas një viti me bllokadë politike, aktiviteti ekonomik është ngadalësuar.

Rritja reale e Bruto Produktit të Brendshëm (BPB) ra në 3.6 në vitin 2025, nga 4.6 në vitin 2024. Kjo erdhi si pasojë e rënies së eksporteve dhe dobësimit të kërkesave nga sektori privat, por u kompensua pjesërisht nga rritja e shpenzimeve dhe investimeve publike. Inflacioni në Kosovë, siç thotë FMN-ja, vazhdoi të rritet dhe arriti në rreth 5.7 në janar 2026, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimit. Deficiti i llogarisë rrjedhëse, që tregon diferencën mes parave që hyjnë dhe dalin nga shteti, u rrit në 9.2 të BPB-së, kryesisht për shkak të rritjes së importeve, sidomos të energjisë dhe ushqimit. FMN-ja ka parashikuar që rritja ekonomike në vitin 2026 pritet të jetë 3.3, ndërsa inflacioni pritet të rritet në 5.9, pastaj të bjerë gradualisht në 2 deri në vitin 2028. “Deficiti tregtar do të mbetet i lartë për shkak të importeve të mëdha. Një nga arsyet e rritjes së deficitit në 2026 pritet të jetë edhe ndalja e përkohshme e një termocentrali me qymyr për renovim”, thuhet në publikimin e FMN-së, raporton koha. FMN-ja ka përmendur edhe rreziqet për ekonominë e Kosovës, si konfliktet në Lindjen e Mesme, tensionet në tregtinë globale, rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe pasigurinë politike (si përshembull zgjedhja e presidentit). Por, në anën pozitive, siç thotë kjo organizatë, Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian mund të ndikojë pozitivisht në rritje ekonomike dhe punësim nëse zbatohet me kohë. FMN-ja i ka rekomanduar Kosovës të mos rrisë shumë shpenzimet buxhetore në vitin 2026, të ruajë stabilitetin makroekonomik, të rrisë investimet publike, të rrisë të hyrat buxhetore, të përmirësojë menaxhimin e financave publike, të forcojë mbikëqyrjen e sektorit bankar, të monitorojë kreditë dhe tregun e patundshmërive, të bëjë reforma strukturore për të rritur konkurrueshmërinë, të ulë papunësinë dhe të rrisë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës, të zvogëlojë ekonominë joformale dhe të përmirësojë sektorin e energjisë. Në fund, FMN-ja ka vlerësuar se ekonomia e Kosovës ka perspektivë pozitive, por përballet me rreziqe nga situata politike dhe zhvillimet ndërkombëtare. Për këtë arsye, kërkohen reforma, kontroll i shpenzimeve dhe investime më të mençura në mënyrë që ekonomia të rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe të afrohet me standardet e BE-së. Raporti The post Raporti i FMN për Kosovën: Ekonomia po rritet më ngadalë, inflacioni në rritje dhe rreziqe nga pasiguria politike appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More