Ramush Haradinaj përkujton Sadri Zenelin dhe bashkëluftëtarët e tij: Ishte më shumë se luftëtar
April 6, 2026
Gazeta Express
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujtoi sot bashkëluftëtarët e Jabllanicës së Gjakovës, të cilët dhanë kontribut të madh në luftën çlirimtare. Mes tyre, Haradinaj theksoi figurën e Sadri Zenelit, të përkujtuar në 27-vjetorin e rënies të tij. “Sadriu ishte më shumë se një luftëtar. Ishte mësues, prijës popullor dhe nismëtar i hershëm i rezistencës kundër armikut,” tha Haradinaj, duke shtuar se heroizmi i bashkëluftëtarëve të tjerë, Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha, do të mbetet i paharrueshëm në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i plotë: Jabllanica e Gjakovës i dha luftës çlirimtare luftëtarë të zotë, burra me ideale të mëdha, që i dhanë kahje fatit të shumë betejave për liri. Njëri ndër ta ishte bashkëluftëtari Sadri Zeneli, të cilin sot e përkujtojmë në 27-vjetorin e përjetësimit të tij. Sadriu ishte më shumë se një luftëtar. Ishte mësues, prijës popullor dhe nismëtar i hershëm i rezistencës kundër armikut. Në këtë përvjetor kujtojmë gjithashtu bashkëluftëtarët: Ali Rama, Ramë Mehmeti, Islam Ademaj, Lan Rexhaj, Bajrush Mehmeti, Arben Mehmeti dhe Fitim Rexha, të cilët me heroizmin e tyre lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë! The post Ramush Haradinaj përkujton Sadri Zenelin dhe bashkëluftëtarët e tij: Ishte më shumë se luftëtar appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.