Ramadani: Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë, mos i ndalni takimet deri të arrihet marrëveshja
April 7, 2026
Gazeta Express
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se zgjedhja e presidentit të ri të vendit do të ‘’ishte lajm i mirë’’, dhe se, një marrëveshje për këtë çështje do të kuptonte ‘’veprim të pjekur politik nga partitë’’. Ramadani, ka kërkuar nga krerët e partive që të mos i ndalin takimet për presidentin deri sa të arrihet marrëveshja, përcjell Gazeta Express.
Postimi: Zgjedhja e Presidentit do të ishte lajm i mirë. Një marrëveshje për Presidentin e ri do të shënonte veprim të pjekur politik nga partitë parlamentare dhe lidershipi i tyre. Jam i bindur se kjo do t’i mundësonte Kosovës kornizë të stabilitetit dhe, rrjedhimisht, qartësi të viteve përpara. Mos i ndalni takimet deri kur të arrihet marrëveshja. Pasi ato kanë rifilluar, e mendoj të rëndësishme që të përmbyllen me rezultat. E kundërta do të shënjonte papjekuri! The post Ramadani: Zgjedhja e presidentit do të ishte lajm i mirë, mos i ndalni takimet deri të arrihet marrëveshja appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.