Advertisement
World

Ramadani: VV mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një tjetër pyetje për t’i shtyrë zgjedhjet deri në korrik

April 2, 2026
Gazeta Express
Scroll

Analisti Burim Ramadani, ka thënë në “Pressing” të T7, se ka gjasa që Lëvizja Vetëvendosje t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një pyetje tjetër. Kjo për të shtyrë datën e zgjedhjeve deri në korrik. Ramadani tha se Lëvizja Vetëvendosje gjithë energjinë e shpenzon për të gjetur fajtorin. “Përpjekja e këtyre muajve është me gjetë fajtorin, jo me ofru zgjidhje.

Nuk ka përpjekje sepse s’ka vullnet, krejt investimi, energjia e zgjidhje është me gjetë një fajtor”. “Thelbi është si ka me u tentu me u shty edhe një muaj zgjedhjet, dhe ka mundësi që sërish Gjykatë Kushtetuese ka me iu bë një pyetje a kanë drejtë këta kandidatë me u tërheq, e nëse tërheqet çka ndodh. VV mundet me iu drejtu edhe niher kushtetutës kjo me qëllim me i shty zgjedhjet për korrik”, ka thënë ai. /Gazeta Express The post Ramadani: VV mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese me një tjetër pyetje për t’i shtyrë zgjedhjet deri në korrik appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
Advertisement
You might also like

Explore More