Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Masakrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me ekspozitën në shesh të kryeqytetit, ku ndër tjerash thuhet se në Masakrën e Dubravës, janë vrarë 48 shqiptarë të armatosur. Rama ka thënë se ekspozita paraqet version të pasaktë dhe se, kjo është e papranueshme gjë që, përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave. ‘’ Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës’’, ka shkruar Rama, përcjell Gazeta Express. Postimi: Jo në Kryeqytet. Nuk lejojmë që në sheshin e Kryeqytetit tonë të përdhoset dinjiteti i qytetarëve dhe të fyhet kujtesa kolektive e popullit tonë. Ekspozita paraqet një version të pasaktë të Masakrës së Dubravës. Kjo është e papranueshme dhe përbën fyerje të drejtpërdrejtë ndaj viktimave dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. Për këtë arsye, sonte menjëherë e pezullojme lejen për këtë ekspozim në sheshin e Prishtinës. Njëkohësisht, kërkojmë përgjegjësi politike dhe institucionale nga Kuvendi i Kosovës për miratimin dhe financimin e një përmbajtjeje të tillë skandaloze! The post Rama pezullon lejen e ekspozitës në shesh për shkak të pasaktësive për Masakrën e Dubravës: Fyerje për viktimat, e papranueshme appeared first on Gazeta Express.

March 27, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left