Kombëtarja e Kosovës e mori fitoren më të madhe në historinë e saj mbrëmë, duke e mposhtur Sllovakinë. “Dardanët” fituan 4-3 dhe kështu siguruan kualifikimin në finalen e “play-offit” të Botërorit 2026. Pas kësaj humbje të rëndë për ta, sllovakët kanë reaguar të dëshpëruar pas ndeshjes. Ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se shpërblimi për ndarjen e 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës do të miratohet të hënën në mbledhjen e qeverisë. Mirëmëngjes fitues! Me kërkesë të Kryeministrit, vendimin për ndarjen e shpërblimit prej 500k euro për fitoren e mbrëmshme të Dardanëve do ta kemi gati për miratim të hënën në mbledhje të Qeverisë, shkroi Murati. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte premtuar 500 mijë euro nëse Dardanët e kalojnë Sllovakinë dhe 1 milion të tjera nëse e mposhtin Sllovakinë. E ishte kryetari i Prishtinës, Përparim Rama që dje postoi një fotografi nga stadiumi në Bratisllavë me mbishkrimin Qiti paret kryeministër. /Gazeta Express/ The post “Qiti paret kryeministër”, Murati lajmërohet: Shpërblimi 500K për fitoren e Dardanëve miratohet të hënën appeared first on Gazeta Express.
March 27, 2026