Putin shpall armëpushim të përkohshëm për Pashkët në Ukrainë, Kremlini: Presim të njëjtën gjë nga Kievi
April 9, 2026
Gazeta Express
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shpallur një armëpushim të përkohshëm me Ukrainën me rastin e festës së Pashkëve, sipas një njoftimi zyrtar të Kremlinit. Sipas vendimit të komandantit suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, armëpushimi do të hyjë në fuqi nga ora 16:00 e datës 11 prill dhe do të zgjasë deri në fund të 12 prillit 2026.
Kremlini theksoi se pret që edhe pala ukrainase të ndjekë të njëjtin qëndrim, duke shpallur një armëpushim të ngjashëm gjatë kësaj periudhe festive. Në njoftim bëhet e ditur se forcat ushtarake ruse kanë marrë urdhër të ndalojnë operacionet në të gjitha frontet, por do të qëndrojnë në gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo veprimi të mundshëm agresiv apo provokimi. Gjithashtu, autoritetet ruse sqaruan se janë dhënë udhëzime për ministrin e Mbrojtjes, Andrei Belousov, dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Valery Gerasimov, për zbatimin e armëpushimit, duke ruajtur njëkohësisht gatishmërinë e trupave për çdo skenar nga pala ukrainase. /Panorama The post Putin shpall armëpushim të përkohshëm për Pashkët në Ukrainë, Kremlini: Presim të njëjtën gjë nga Kievi appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.