0
World

Pse City luan më mirë në pranverë? Guardiola: Në Manchester nuk ka kurrë diell

April 13, 2026
Gazeta Express
Scroll

Manchester City shpesh e rrit nivelin e lojës në pjesën vendimtare të sezonit dhe kjo nuk është një rastësi. Për këtë fenomen ka folur trajneri Pep Guardiola, i cili e ka dhënë një shpjegim sa interesant, aq edhe të pazakontë, shkruajnë mediat britanike, përcjell “Gazeta Express”. Trajneri katalanas, duke e analizuar rendimentin e skuadrës së tij ndër vite, ka theksuar se përmirësimi në pranverë lidhet edhe me kushtet klimatike në Angli, veçanërisht në Manchester.

“Besoj se kjo ndodh sepse dimri është shumë i vështirë. Është ftohtë, ka shumë ndeshje dhe lodhja është e madhe. Kur vjen pranvera, kushtet përmirësohen dhe skuadra ndihet më mirë”, ka deklaruar Guardiola. Më pas ai ka shtuar edhe një detaj me tone ironike, por që sipas tij e ka një ndikim real: “Është dielli nuk po bëj shaka. Në Manchester nuk ka kurrë diell”. Kjo deklaratë e ka bërë xhiron e mediave dhe rrjeteve sociale, duke u komentuar gjerësisht nga tifozët, të cilët shpesh kanë vënë re se City e arrin kulmin e formës pikërisht në muajt e fundit të sezonit, kur zakonisht vendosen trofetë. Nuk është hera e parë që skuadra e Guardiolës e mbyll sezonin me ritëm të lartë. Në shumë raste, “Citizens” kanë qenë dominues në fazën përfundimtare, duke përfituar edhe nga përgatitja fizike dhe thellësia e skuadrës. Deklarata e trajnerit spanjoll hedh dritë mbi një aspekt shpesh të nënvlerësuar në futboll: ndikimin e kushteve klimatike dhe menaxhimin e energjisë gjatë një sezoni të gjatë dhe intensiv. /Gazeta Express The post Pse City luan më mirë në pranverë? Guardiola: Në Manchester nuk ka kurrë diell appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More