Protesta qytetare ndaj ekspozitës për masakrat, ngjyrosen e rrëzohen tabelat e vendosura në shesh

Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, e vendosur në sheshet e Prishtinës, mbrëmë ka ngjallur reagime të shumta, madje disa qytetarë kanë dal duke fshehur të dhënat e pasakta për viktimat në Burgun e Dubravës dhe ato në Krushën e madhe. Gjatë mbrëmjes, në rrjetet sociale janë publikuar video ku shihet se disa qytetarë kanë ndërhyrë në mënyrë simbolike në ekspozitë, duke mbuluar pjesë të caktuara të materialeve informuese. Në një prej rasteve, një qytetar ka vendosur një letër të bardhë mbi të dhënat për Masakrën në Burgun e Dubravës, ku thuhej se 48 të burgosur shqiptarë figuronin si persona të armatosur. Ky veprim është interpretuar si reagim ndaj asaj që konsiderohet si paraqitje e pasaktë e viktimave. Në video të tjera, qytetarë të ndryshëm shihen duke mbuluar informacionet për viktimat në Prekaz dhe në Masakrën e Krushës së Madhe, duke shprehur kundërshtim ndaj përmbajtjes së ekspozitës. Ata madje siç shihet në fotografi dhe videot e KosovaPress, kanë larguar nga sheshi një pjesë të ekspozitës, duke e hedhur aty afër. Ndërsa, Komuna e Prishtinas ka heq lejen për këtë ekspozitë dhe ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 10:00, ekipet e kryeqytetit do të ndërmarrin aksionin për heqjen e tabelës së ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” në sheshin “Nënë Tereza”. The post Protesta qytetare ndaj ekspozitës për masakrat, ngjyrosen e rrëzohen tabelat e vendosura në shesh appeared first on Gazeta Express.

March 28, 2026

Read Full Article
Source Information
Gazeta Express
Gazeta Express
Kosovo
Lean left