Protesta e OVL-UÇK kundër ekspozitës për masakra, qytetarët kërkojnë drejtësi
March 30, 2026
Gazeta Express
Në protestën e organizuar nga OVL-UÇK kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999”, protestuesit shprehën pakënaqësinë e tyre, duke akuzuar pushtetin si përgjegjës për situatën, raporton Ekonomia Online. Një protestues për Ekonomia Online, thotë se ka dalë për të kërkuar drejtësi për ata që kanë derdhë gjak për këtë vend. “Unë pa këta nuk bëhem rehat kurrë! Se unë jam me gjakun e popullit, jam dëshmor i këtij populli.
Shiko vëllezërit, shikoni këtë vëllanë që keni këtu, që po dënohen, po mbahen në burg pa pikë faji. Këta kanë lindur prej gjakut të këtij populli shqiptar, kanë luftuar për lirinë e vet që ka vuajtur ky popull 100 mijë vjet nën torturat e Serbisë e të Rusisë e të të gjithëve. Çfarë po mendojnë këta kështu? Janë aty vetë, asnjë në qeveri aty sytë mos ua pafsha! Edhe prej varrit kam për t’u çuar me i fol të vërtetën. Me na humb gjakun që u derdh për liri? Kush është ai?! Vëllanë e paça, sytë me gjak me t’i shoh unë ty. Unë jam me popullin shqiptar, po me drejtësinë e Zotit edhe me drejtësinë e këtij populli që u derdh gjaku”, tha protestuesi. Ndërsa protestuesi Osman Osmani thotë për Ekonomia Online, se po proteston për dëshmorët që kanë dhënë jetën. “Për të drejtat tona. Për dëshmorët që kanë dhënë jetën. Që 25 vjet po na hajnë, as s’i kanë rritur (pensionet), as s’i ka dhënë send njeri i Zotit. 150 euro sot me i marrë pensioni i njeriut? A vetë nuk dinë se çfarë kanë. Kur t’ju duhet, vijnë te ky popull. Që 25 vjet kemi mbetur hiç. E vete ai e di çfarë ka për vete. Për pensionistët, për popull, për dëshmorët s’ka asgjë”, tha Osmani. Sipas tij fajtor është udhëheqësia e vendit. “Qysh kush? Fajtori është udhëheqja, ata që duhet me qenë e me na tregua neve për çfarë kemi dalë. A po e sheh kush s’përmendet? 40 vjet punë, sot me mbet me 150 euro. Turp është kjo bre! Ata 270 euro në ditë i kanë, me ngrënë ku të duan pa para e kanë”, tha ai. Ish-i burgosuri politik Salih Salihu tha se me ekspozitën e bërë janë relativizuar masakrat. “Barabar janë këtu, se po them, u bë burgu i Dubravës në Dubravë kam qenë vetë. Në ’97-ën kam dalë, më 25 korrik ’97 kam dalë prej burgut të Dubravës. Thotë (autori i ekspozitës) janë vrarë disa njerëz të armatosur në burg. Kush s’ka qenë (në burg), ishallah kurrë s’shkon, po kush ka qenë e di që në burg nuk ka mundësi asnjë gjilpërë, asnjë thikë, asnjë kazmë si kjo që e kam në dorë me pas. Se je kështu, me pranga në duar gjithë kohën. Je i mbikëqyrur nga roja, nga gardiani e nga të gjithë. Kështu që aty nuk ka pasur mundësi. Thotë, për shembull, masakrën e Mejës e relativizon. Masakrën e Prekazit e relativizon. Masakrën e Polacit e relativizon. Masakrën e familjes Bogujevci në Besianë brenda që ka ndodhur, janë masakruar gra, fëmijë, pleq të pambrojtur. Asnjë thikë në dorë s’i kanë pasur njerëzit e pambrojtur, e di? Edhe këto i relativizon. Kanë ndodhur diku 450 deri në 500 masakra, terror, spastrim etnik dhe gjenocid në Kosovë. Edhe ky del me ekspozitë edhe krejt këto i zvogëlon”, u shpreh Salihu. Pas përfundimit të protestës, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në protestën e sotme. Përmes, një postimi në rrjetin social Facebook, nga kjo organizatë kanë thënë se nëse nuk do të ketë reflektim nga ana e institucioneve ndaj kërkesave tona, aktiviteti ynë kundër tendencave për shtrembërimin e historisë sonë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, për të cilat do të njoftoheni me kohë. The post Protesta e OVL-UÇK kundër ekspozitës për masakra, qytetarët kërkojnë drejtësi appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.