Prishtinë, përleshje me armë zjarri në një lokal – dy të plagosur u dërguan në QKUK
April 5, 2026
Gazeta Express
Si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në një lokal në Prishtinë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një person i dyshuar pas arrestimit është dërguar në mbajtje. Njoftimi i plotë i policisë: VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË /ARMËBAJTJE PA LEJE /Rr.
Ferid Curri, Prishtinë / 04.04.2026 – 02:32. Raportohet në një lokal janë përleshur mes veti disa persona ku janë përdorë edhe armë zjarrit, si pasojë e të shtënave dy meshkuj kosovarë janë plagosur dhe janë dërguar në QKUK. Në vend ngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri. Një i dyshuar mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje. The post Prishtinë, përleshje me armë zjarri në një lokal – dy të plagosur u dërguan në QKUK appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.