0
Prishtina e Re përmbys Malishevën në fund
April 11, 2026
Gazeta Express
Prishtina e Re ka shënuar fitore të rëndësishme me përmbysje ndaj Malishevës, duke triumfuar 2-1 në një ndeshje dramatike. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 59-të me golin e Brunos . Vendasit reaguan në fund të takimit, ku fillimisht barazuan në minutën e 78-të përmes Ibrahim Kargbos. Goli i fitores erdhi në minutën e 89-të, kur Endrit Baholli realizoi për t’i dhënë tri pikë jetike skuadrës së tij.
Me këtë fitore, Prishtina e Re shkon në kuotën e 27 pikëve, por mbetet në pozitën e fundit pas 28 xhirove. Në anën tjetër, Malisheva qëndron në vendin e pestë me 40 pikë. Gara për mbijetesë mbetet e fortë, me Prishtinën e Re që ndjek nga afër Drenicën, e cila ka vetëm dy pikë më shumë, si dhe Ferizajn dhe Llapin që kanë nga 32 pikë. /GazetaExpress/ The post Prishtina e Re përmbys Malishevën në fund appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.