World

Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

April 5, 2026
Gazeta Express
Scroll

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët katolikë, duke theksuar simbolikën e kësaj feste që përfaqëson triumfin e së mirës mbi të keqen, të dritës mbi errësirën dhe të shpresës mbi vështirësitë. Në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit ka ndarë një mesazh për besimtarët, duke uruar paqe, gëzim dhe bekime për të gjitha familjet në këtë ditë të shenjtë.

Statusi në Facebook: “Gëzuar Pashkën!Pashka është besimi se e mira fiton mbi të keqen, mundimi mbi padrejtësinë, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën.Pashka është besimi se jeta është forca e pashtershme që na udhëheq.Pashka është shpresë dhe gëzim. Kjo festë na kujton se Zoti nuk na braktis kurrë dhe se dashuria e Tij është më e fortë edhe se vdekja.Uroj që kjo ditë e shenjtë të sjellë gëzim, paqe dhe bekime në familjet tuaja!”, shkruan Presidenti Begaj në mesazhin e tij. The post Presidenti Bajram Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More