Presidenca do të njoftojë në profile të reja për aktivitetet e Haxhiut, Osmani i mori të vetat pasi e kreu mandatin
April 7, 2026
Gazeta Express
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se ka hapur profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, duke synuar siç thuhet në njoftim të sigurojë vazhdimësinë e komunikimit me qytetarët. Ky vendim vjen pasi profilet ekzistuese sipas njoftimit janë marrë në administrim nga zyra e presidentes së mëparshme Vjosa Osmani dhe, sipas njoftimit, nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të institucionit.
Sipas Presidencës, profilet e reja do të menaxhohen drejtpërdrejt nga institucioni dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar. Në njoftim theksohet se komunikimi institucional nuk duhet të lidhet me mandate individuale, ndërsa profilet në rrjetet sociale konsiderohen pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të saj pavarësisht ndryshimeve në krye të institucionit. /Gazeta Exprerss Më poshtë komunikata e plotë: Presidenca e Republikës së Kosovës njofton se ka krijuar profile të reja zyrtare në rrjetet sociale, me qëllim të sigurimit të vazhdimësisë së komunikimit me qytetarët Pas përfundimit të mandatit të Presidentes së mëparshme, profilet ekzistuese janë marrë në administrim nga zyra e saj dhe nuk përfaqësojnë më komunikimin zyrtar të Presidencës. Institucionet publike nuk janë të lidhura me mandate individuale, ato duhet të kenë komunikim të qëndrueshëm, të qartë dhe me vijimësi, në shërbim të qytetarëve. Për këtë arsye, profilet e reja zyrtare do të administrohen drejtpërdrejt nga institucioni i Presidencës dhe do të shërbejnë si burimi i vetëm i informacionit zyrtar nga ky institucion. Ky hap siguron që komunikimi zyrtar të mbetet i lidhur me institucionin, duke ruajtur dhe garantuar vazhdimësinë institucionale në funksion të informimit të qytetarëve. Profilet në rrjetet sociale janë pronë e Presidencës dhe do të mbeten në përdorim të institucionit më të lartë të shtetit, pavarësisht se kush ushtron funksionin e Presidentit/es. The post Presidenca do të njoftojë në profile të reja për aktivitetet e Haxhiut, Osmani i mori të vetat pasi e kreu mandatin appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.