Policia bastis një shtëpi dhe një objekt në Mitrovicën e Jugut, sekuestron armë dhe drogë- Arrestohet një person
April 8, 2026
Gazeta Express
Policia e Kosovës, ka njoftuar për bastisje që ka kryer në një shtëpi dhe objekt në Mitrovicën e Jugut. Në komunikatë, bëhet e ditur se, nga bastisja janë gjetur dhe sekuestruar: 1 armë e gjatë e modifikuar, 1 karikator, 25 fishekë, 1 granatë dore, 1 peshore ngjyrë e zezë, 1 gëzhojë dhe, 9 gramë substancë e dyshuar narkotike, përcjell Gazeta Express.
‘‘Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Posedim i substancave narkotike”’’, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë. Njoftimi: Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekuestron armë e municion Mitrovicë e Jugut, 08 prill 2026 Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) , mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut. Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar: - Një (1) armë e gjatë e modifikuar - Një (1) karikator - Njëzet e pesë (25) fishekë - Një (1) peshore ngjyrë e zezë - Një (1) gëzhojë - Një (1) granatë dore - Nëntë (9) gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe “Posedim i substancave narkotike”. Ndërsa me aktvendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve. The post Policia bastis një shtëpi dhe një objekt në Mitrovicën e Jugut, sekuestron armë dhe drogë- Arrestohet një person appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.