Po e hap gabim vezën e Pashkëve
April 2, 2026
Gazeta Express
Vezët e Pashkëve janë një nga kënaqësitë më të mëdha të festës – por rezulton se shumica prej nesh i hapin gabim. Edhe pse goditja e fortë e vezës së çokollatës mund të duket e kënaqshme, ekspertët thonë se kjo mënyrë mund të prishë një nga përvojat më të mira të shijes. Sipas Will Torrent, shef për zhvillimin e produkteve në Waitrose, mënyra ideale nuk është ta përplasni vezën në tavolinë, por ta prekni lehtë përgjatë vijës së bashkimit në mes.
Kjo metodë e ndan vezën në dy gjysma të rregullta, duke ruajtur “kërcitjen” karakteristike të çokollatës dhe duke shmangur copëzat e parregullta apo pluhurin e çokollatës. “Gjithçka ka të bëjë me durimin dhe me lejimin që çokollata të bëjë punën e saj,” shpjegon ai. “Në këtë mënyrë ruhet tekstura dhe përfiton nga ajo ndjesi e këndshme kur çokollata shkrihet në gojë.” Po ashtu, ai këshillon të mos vendosni vezën e çokollatës në frigorifer, edhe pse mund të duket se kjo e bën më krokante. Çokollata duhet të ruhet në një vend të freskët dhe të errët, jo në frigorifer, pasi gjalpi i kakaos duhet të shkrihet natyrshëm në temperaturën e trupit për të dhënë shijen më të mirë. Ekspertët sugjerojnë gjithashtu që çokollata të mos përtypet menjëherë, por të lihet të shkrihet ngadalë në gjuhë, duke zbuluar shtresat e ndryshme të shijes – nga kakaoja e pasur deri te nuancat më të lehta si vanilja. Një tjetër përfitim i kësaj metode është se veza mund të ndahet më lehtë me të tjerët, pa krijuar rrëmujë apo copa të vogla të pabarabarta. Nga ana tjetër, ekspertja e sigurisë ushqimore Belinda Stuart–Moonlight paralajmëron se vendosja e çokollatës në frigorifer mund të shkaktojë një fenomen të quajtur “bloom i sheqerit”. Kjo ndodh kur çokollata ftohet dhe më pas ekspozohet ndaj ajrit të ngrohtë, duke krijuar lagështi në sipërfaqe që tret sheqerin dhe lë një shtresë të bardhë e me strukturë të ashpër. Gjithashtu, çokollata thith aromat, ndaj mund të marrë erë apo shije nga ushqimet e tjera në frigorifer. Përjashtim bëjnë vetëm çokollatat me mbushje kremi, të cilat mund të prishen më shpejt dhe duhen ruajtur në frigorifer. Ndërkohë, çmimi i vezëve të Pashkëve është rritur ndjeshëm. Në Britani, çmimi mesatar është rritur me rreth 9 brenda një viti, si pasojë e mungesës globale të kakaos. Kjo krizë lidhet me korrjet e dobëta, sëmundjet e bimëve dhe plakjen e pemëve të kakaos në Afrikën Perëndimore, si dhe me rritjen e kostove të energjisë dhe transportit. /GazetaExpress/ The post Po e hap gabim vezën e Pashkëve appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.