0
“Pirati” në formë fantastike: Muriqi shpërthen me dy gola për Mallorcan
April 12, 2026
Gazeta Express
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, po kalon një moment të jashtëzakonshëm forme me RCD Mallorca, duke vazhduar të jetë vendimtar në sukseset e skuadrës së tij. Pas golit të rëndësishëm të shënuar ndaj Real Madrid, Muriqi ka shkëlqyer sërish, kësaj radhe duke realizuar dy gola në përballjen kundër Rayo Vallecano, duke i dhënë epërsinë 2-0 ekipit të tij.
VEDAT MURIQI — THE REAL WEAPON ON SET PIECES! MALLORCA 1-0 RAYO VALLECANO pic.twitter.com/yakghfzIsz — KING OF GOALS (@KingUnited100) April 12, 2026 Goli i parë erdhi në minutën e 36-të, kur kosovari përfitoi nga një asistim i saktë i Samu Costa dhe e dërgoi topin në rrjetë me qetësi. Vetëm katër minuta më vonë, ai goditi sërish, kësaj radhe pas një pasimi nga Zito Luvumbo, duke vulosur një paraqitje të shkëlqyer personale. Vedat Muriqi l’a encore fait (de nouveau). 2-0 pour Mallorca. pic.twitter.com/e0WLNQbdlM — LigActu (@LigActu) April 12, 2026 Me këto dy realizime, Muriqi konfirmon statusin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Mallorcas këtë sezon, duke qenë një armë kyçe në repartin ofensiv. “Pirati” duket se nuk ka ndërmend të ndalet, duke i dhënë skuadrës së tij besim dhe rezultate pozitive në një fazë vendimtare të sezonit dhe kështu të mbijetoi në La Liga. /GazetaExpress/ The post “Pirati” në formë fantastike: Muriqi shpërthen me dy gola për Mallorcan appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.