World

Përvjetori i Koshares, Fondacioni për Mbrojtje Juridike të Thaçit kujton deklaratën e ish-presidentit për betejën

April 9, 2026
Gazeta Express
Scroll

Fondacioni për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit me rastin e përvjetorit të betejës së Koshares kanë rikthyer një deklaratë të ish-presidentit, i cili e kishte cilësuar si “fazën e parë të operacionit “Shigjeta”. Postimi i plotë: “Beteja e Koshares, 21 vjet më parë, ishte vetëm faza e parë e operacionit “Shigjeta”. Kjo betejë e lavdishme rriti vetëbesimin e sprovuar të UÇK-së, duke bërë që për herë të parë të thyhej me forcë kufiri ndarës ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, ku ushtria serbe pësoi disfatë të madhe.

Beteja e Koshares ishte një triumf ushtarak i pastër dhe mesazh i qartë për popullatën e dëbuar nga Kosova, se së shpejti të zhvendosurit do të ktheheshin në vatrat e tyre. Ndërsa, thyerja e kufirit ishte mesazh se furnizimi me armatim për zonat e thella brenda Kosovës ishte i mundshëm edhe në atë kohë. Nderime përjetë të gjithë dëshmorëve të kësaj beteje të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Hashim Thaçi, 9 prill 2020 The post Përvjetori i Koshares, Fondacioni për Mbrojtje Juridike të Thaçit kujton deklaratën e ish-presidentit për betejën appeared first on Gazeta Express.

Gazeta Express
Gazeta Express

Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.

Kosovo
Bias: lean left
You might also like

Explore More