Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë
April 2, 2026
Gazeta Express
Analisti Ilir Mirena ka publikuar një fotografi nga podcast-i i Shkëlzen Gashit e Rron Gjinovit kur mysafir kishte qenë kryeministri Albin Kurti. Krahas kësaj fotografie, Mirena foli për aludimin që bëri sot kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kur tha se Kurti po paguan “zagarë për më fy shqiptarë”. ““Ushqen zagare per me fy shqiptare” Gjetje e sakte kjo e Ramush Haradinajt per Albin Kurtin”, shkroi Mirena.
Në seancën e sotme, Kurti sulmoi mediat sërish ku ndër të tjera përmendi “financim me thasë parash” e “hyrjen e parave në mënyrë të padukshme”. Kësaj deklarate i reagoi Haradinaj, i cili tha se Kurti po financon “zagarë për me fy shqiptarë”, duke aluduar për zhvillimet e fundit të ekspozitës së Shkëlzen Gashit në sheshin e Prishtinës. The post Përplasja e Ramush Haradinajt me Albin Kurtin, Mirena shkruan për aludimin e kreut të AAK: Gjetje e saktë appeared first on Gazeta Express.
Gazeta Express
Coverage and analysis from Kosovo. All insights are generated by our AI narrative analysis engine.